Aktualitet

Greqi/ Si u ra në gjurmët e mafias shqiptare, vranë shqiptarin Bako dhe avokatin grek

3 Prill 2019, 13:35 Nga DOSJA
Greqi/ Si u ra në gjurmët e mafias shqiptare, vranë shqiptarin

GREQI- Hetimi për vrasjen e avokatit grek Michalis Zafiropoulos në tetor të 2017 -ës, ka çuar në zbulimin e porositësit të kësaj vrasjeje që tronditi mbarë Greqinë, shqiptarin Klodian Lekocaj, i cili është i burgosur që prej shtatorit të vitit 2018 në burgjet e Koridalos në Athinë.

Sipas raportimit të medieve greke, shqiptari Lekocaj ka pasur një ndikim të madh mbi mafien në Greqi dhe ka një bande kriminale në Athinë, në Selanik dhe në Kretë. Madje mediat greke si ‘Reader.gr’ , ‘Το ΦΩΣ’, ‘Ελεύθερος τύπος’ i referohen si shqiptarit si “Cosa Nostra” i burgjeve në Athinë. Edhe pse ai është i burgosur ka arritur gjithmonë që t’u japë urdhra “ushtarëve” të tij nga qelia.

Shqiptari është akuzuar gjithashtu për vrasjen e dy shqiptarëve Albert Bako dhe Bardhyl Tusha në burgjet greke. Duhet theksuar se Lekocaj ishte mik me Albert Bako, pasi janë akuzuar se vitin 2014 kanë plagosur një tjetër avokat grek jashtë shtëpisë së tij.
Përgjimet e policisë greke nxjerrin së fundmi, se Lekocaj ka urdhëruar vrasjen e të dy shqiptarëve, por arsyet nuk janë bërë ende publike.

Përgjimet e reja të policisë greke kanë gjetur se si shqiptari mblidhte informacionet e tij dhe organizonte bandën dhe avokaten e tij. Ishte pikërisht avokatja e tij 45-vjeçare, e cila sipas përgjimeve është edhe e dashura e tij, ajo e cila kryente ‘punet’ për mafiozin shqiptar.

Në përgjime dëgjohet avokatja që i thotë “Mirëmëngjes zemra ime…Të dua shumë dhe nuk dua të të humbas…” ndërsa shqiptari i përgjigjet duke i thënë “Një grua si ti nuk e le unë…Do të gjej mënyrën që të vij në duart e tua…” .

Organi i akuzës gjithashtu ka prova se shqiptarët në bashkëpunim me grekët kanë vrarë avokatin grek Mixalis Zafiropoulo. Banda përgatiti edhe arratisjen nga burgu i Koridalos të dy vëllezërve Leonard Pepa dhe Elvis Pepa.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albert bako bardhyl tusha klodian lekocaj michalis zafiropoulos vrasja e avokatit grek albert bako bardhyl tusha klodian lekocaj michalis zafiropoulos vrasja e avokatit grek

Sondazh

Poll