Sport

Igli Tare “all in” për Marash Kumbullën, takim vendimtar për të ardhmen e mbrojtësit,zbulohet oferta e Lazios

25 Qershor 2020, 15:30 Nga DOSJA
Igli Tare “all in” për Marash Kumbullën, takim vendimtar

ITALI-Janë orë vendimtare për të ardhmen e Marash Kumbullës. Në mbrëmja, është planifikuar një takim mes drejtuesve të dyja skuadrave.Bisedimet do të jenë të fokusura për çmimin e mbrojtësit shqiptar. Lazio e ka patur në vëmendje 20-vjeçarin që në muajin dhjetor, kishte madje edhe një marrëveshje paraprake me Veronën, por gjërat ndryshuan shumë shpejt.

Kumbulla vazhdoi të dhuronte performanca të shkëlqyera dhe çmimi u rrit. Edhe nga interesimi i Interit, që ofroi 25 milionë euro plus bonuse të tjera, shumë që do të paguhej me këste në 2 vjet.

Verona pëlqen Lombardin, por në bisedime janë përfshirë edhe emra të tillë si Durmishi (Lotito shtyn që Setti ta pranojë këtë emër), Valon Berisha dhe disa të rinj si Anderson, Maistro, Dziczek dhe Kiyine. Takimi është fiksuar, emri i Marash Kumbullës është në tryezë

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport igli tare inter lazio marash kumbulla igli tare inter lazio marash kumbulla

Sondazh

Poll