Sport

Sassuolo bëhet makth i Interit, Conte dhe Skriniar marrin dy dënime të ashpra

25 Qershor 2020, 12:16 Nga DOSJA
Sassuolo bëhet makth i Interit, Conte dhe Skriniar marrin dy dënime

Sassuolo i kthehet në makth të dyfishtë Interit. Sikur të mos mjaftonte fakti që iu hoqi shanset për titull pas ndeshjes së djeshme të mbyllur 3-3, zikaltrit sot kanë marrë vendimet e komisionit të disiplinës në FIGC.

Trajneri Antonio Conte është pezulluar me një ndeshje. Ai nuk do të jetë në stol kundër skuadrës së Parmës, sepse ka disa kartonë të verdhë për sjellje të papranueshme.

Më rëndë e ka pësuar Milan Skriniar. Mbrojtësi u largua nga fusha me karton të kuq në fund të ndeshjes dhe ofendimet ndaj gjyqtarit i kanë prishur punë. Sllovaku është dënuar me tri ndeshje. Ai nuk do të luajë kundër Parmës, Brescias dhe Bolognas.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport conte inter sassuolo conte inter sassuolo

Sondazh

Poll