Sport

Del në shitje libri për Zidane, gazetari zbulon të ardhmen e trajnerit: Francë, Bayern dhe Juventus

25 Qershor 2020, 12:07 Nga DOSJA
Del në shitje libri për Zidane, gazetari zbulon të ardhmen e

Frederic Hermel ka shkruar një libër me titull “Zidane”, që ka dalë në shitje prej kësaj jave. Në këtë libër biografik tregohen shumë detaje pikante për jetën e trajnerit të Real Madridit, njëkohësisht legjendë e futbollit.

Hermel është shprehur se cilësia më e mirë e Zidane është personaliteti i tij. Ai është njeri me vlera. Nëse nuk ndihet rehat diku, largohet dhe nuk do t’ia dijë për paratë.

“Jeta e tij si trajner është si e një prifti. Shkon dhe largohet i pari nga qendra stërvitore. Pasi të largohet nga Real Madrid, do të bëhet trajner i Francës. Në Francë mund të preferonte Marseille. Nuk e shoh si trajner të PSG-së, por mund të punojë te klube me histori si Bayern apo Juventus”, ka deklaruar Hermel.

Ky i fundit gjithashtu ka shtuar se Zidane ka miqësi të fortë me Pep Guardiolën.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hermel libri zidane hermel libri zidane

Sondazh

Poll