Sport

Moggi sulmon Juventusin: Po heqin Pjanic për të blerë një lojtar që vlen për rezervë

25 Qershor 2020, 11:44 Nga DOSJA
Moggi sulmon Juventusin: Po heqin Pjanic për të blerë një

Shkëmbimi Pjanic-Arthur i ka surprizuar të gjithë. Barcelona dhe Juventusi duket se e kanë arritur marrëveshjen dhe për pak ditë ky transferim i bujshëm do të zyrtarizohet.

Luciano Moggi, ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, mendon se bardhezinjtë janë të humburit e këtij operacioni. “Unë do të mbaja Pjanic! Nuk dua të them nëse Juventusi bën mirë apo keq. Nëse duan Arthur, atëherë do të thotë se bëjnë mirë. Duhet parë edhe efikasiteti në këtë operacion, sepse vlen edhe aspekti ekonomik”.

“Duket se Sarri e ka kërkuar këtë lojtar, ndaj supozoj që sezonin tjetër do të jetë po ky trajner. Pjanic? Shërben më shumë se Arthur, i gjendet vendi më lehtë. Arthur është i mirë, por i ngadaltë. Vlen për në stol. Nuk mendoj se do t’i japë diçka më shumë Juventusit”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arthur juventus moggi arthur juventus moggi

Sondazh

Poll