Aktualitet

Flet avokati i Besim Lamës, mjekut që pranoi të operonte ekzekutorin e dy biznesmenëve në Laç: Referoi rastin tek kolegu M

25 Qershor 2020, 15:36 Nga DOSJA
Flet avokati i Besim Lamës, mjekut që pranoi të operonte

TIRANË– Dritan Metani, avokati i mjekut Besim Lama, I cili u la në burg sot pasi akuzohet se bashkë me kolegun e tij Viktor Marku kanë pranuar të operojnë Eduart Lamaj, atentatorin e dy biznesmenëve në Laç, pa e referuar rastin në polici, tha se klienti i tij ka bërë vetëm ‘transportuesin’.

Jashtë ambienteve të Gjykatës, ku sot u mor vendimi për të lënë në burg dy mjekët, Metani u shpreh se Lama e ka referuar rastin tek kolegu i tij Marku pasi ai nuk është i fushës dhe nuk e ka marrë përsipër si rast.

Ndër të tjera, avokati shton përpara kamerave se mjeku e kryen detyrën e tij pa e ditur se kush është pacienti, dhe se as Eduart Lamajn nuk e ka njohur. Dritan Metani tha se Besim Lama ka operuar njerëz dhe u ka shpëtuar jetën, duke kryer kështu misionin e tij si mjek, pa e ditur fare se kush është pacienti.

Pjesë nga intervista për AbcNews

Dritan Metani: Mjeku Besim Lama vetëm ka referuar te mjeku Viktor Marku, asgjë tjetër.

Pyetje: Ku e gjeti të plagosurin?

Dritan Metani: Thjesht i ka ardhur si rast nga telefoni nga një pacient tjeter, Lamaj i ka thënë që nuk është fushë e tij dhe e ka drejtuar tek Marku.

Pyetje: Përse nuk e çoi në spital për mjekim të specializuar?

Dritan Metani: Sepse nuk është specialist i kësaj fushe. Specialisti është mjeku Viktor Marku, ortoped.

Pyetje: Dy mjekët ndërkohë po përplasen me njëri-tjetrin?

Dritan Metani: Jo nuk po përplasen, ata thjesht nuk e njohin personin.

Pyetje: Cili ishte qëndrimi i mjekut në sallën e gjyqit?

Dritan Metani: Mjeku ka qenë gjithmonë pohues dhe ka deklaruar që nuk i njeh personat dhe nuk ka asnjë kontakt.

Viktor Marku dhe Besim Lamaj u përballën me gjykatën dhe në përfundim te seancës opër ta u vendos masa e sigurisë “arrest në burg”. Ata akuzohen se mjekuan në fshehtësi Eduart Lamajn, duke mos treguar në Polici se i kërkuari fshihej në klinikën AMAVITA. Lamaj, është autori i atentatit të 30 majit në autostradën Laç-Mamurras ku mbetën të vrarë biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Autori u fsheh për 25 ditë, ndërsa autor njihej Kreshnik Tushe, 21 vjeç. Ngatërresa ka ndodhur natën e ngjarjes, kur teksa largoheshin nga Hotel A&A, autorët qëlluan Tushen në një rrugicë pasi menduan se iu kishte bërë pritë. Autori i vërtetë u fsheh tek motra në Tiranë, ndërsa ditët e fundit shkonte mjekohej tek spitali Amavita në QS. Dy mjekët janë arrestuar për moskallëzim krimi, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe tri bashkëautorët që realizuan atentatin me Lamajn.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat në laç besim lama eduart lamaj viktor marku vritet biznesmeni bujar lika atentat në laç besim lama eduart lamaj viktor marku vritet biznesmeni bujar lika

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2020, 12:53

TIRANË– Dy mjekët që punojnë në klinikën “Amavita” dhe kuruan të arrestuarin për vrasjen e dyfishtë në Laç, dalën sot para gjykatës. Viktor Marku dh...