Aktualitet

Përjetësoi mbi zemër portretin e Bin Laden, dëbohet nga Italia 35-vjeçari shqiptar, konsiderohet i rrezikshëm dhe me prirj

25 Qershor 2020, 15:15 Nga DOSJA
Përjetësoi mbi zemër portretin e Bin Laden, dëbohet nga

ITALI– Një 35-vjeçar shqiptar është përzënë nga shteti i Italisë pasi konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë.

Mediat vendase shkruajnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është hetuar edhe më parë për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje por tashmë akuzohet si nxitës i respektimit të ideologjisë xhihadiste.

Mbi të gjitha, shqiptari kishte si tatuazh mbi gjoks, në krahun e zemrës, portretin e Osama Bin Laden, lideri i Al Kaedas, i cili u ekzekutua në Pakistan nëntë vite më parë.

Sipas mediave italiane, gjatë qëndrimit të tij në këtë vend, 35-vjeçari shqiptar kishte krijuar shoqëri me persona të kësaj organizate dhe rekrutonte të rinj të tjerë në grupin e tij, që të kishin prirje xhihadiste.

Shqiptarit i është kërkuar që të largohej nga Italia por nuk e ka zbatuar këtë urdhër, duke bërë kështu që autoritetet italiane ta dëbojnë me forcë dhe të mos shkelë më në territorin e këtij vendi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bin laden debohet shqiptari nga italia itali bin laden debohet shqiptari nga italia itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2020, 12:53

TIRANË– Dy mjekët që punojnë në klinikën “Amavita” dhe kuruan të arrestuarin për vrasjen e dyfishtë në Laç, dalën sot para gjykatës. Viktor Marku dh...