Bota

Përplasja e avionit që mori 97 jetë njerëzish, një nga  pilotët kishte licencë false

25 Qershor 2020, 15:09 Nga DOSJA
Përplasja e avionit që mori 97 jetë njerëzish, një nga

PAKISTAN-Aeroplani i Pakistan International Airlines u përplas në një zonë të banuar më 22 maj të këtij  viti duke  ku mori jetën e 97 personave.Ndërkohë ditën e djeshme  Ministria e Aviacionit në Pakistan njoftoi  se aeroplani kishte qenë në rregull dhe se e gjitha ndodhi për shkak të gabimit të pilotëve pasi jëto të fundit kishin qenë të shpërqendruar.

Por, ditën e sotme autoritetet vendase kanë zbuluar se një nga tre pilotët në bord ishte duke fluturuar me licencë false. Ghulam Sargar Khan ministri i Aviacionit në vend njoftoi se piloti në fjalë kishte paguar persona të tjerë që t’i plotësonin testet.

“Nga 860 pilotët e licencuar aktualisht në Pakistan, hetuesit identifikuan 262 të cilët ‘nuk e kishin marrë provimin vetë” dhe “nuk kanë përvojë fluturimi”, tha ai.

Pakistan International Airlines, linja ajrore e cila drejtonte aeroplanin që u rrëzua, u ka ndaluar fluturimin ditën e sotme 150 prej pilotëve të saj, të cilët dyshohet se kanë mashtruar gjatë provimeve.

Fluturimi 8303 i Pakistan Airlines nga Lahore u përplas ndërsa përpiqej që të ulej në Karachi më 22 maj. Më tej u zbulua se bëhej fjalë për gabim të pilotëve, që ishin shpërqendruar nga një bisedë për koronavirusin, dhe kullës së kontrollit të trafikut ajror.

Burimi:dailymail.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota pakistan pakistan

Sondazh

Poll