Politike

25 Qershor 2020, 13:17 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka reaguar ashpër kundër aktakuzës kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se  aktakuza ka përmbysyr historinë, duke bërë fajtorët viktimat dhe viktimat po i kthen në agresor. 

Më tej ai komentoi dhe numrin e vrasjeve për të cilat akuzohen dy zyrtarët e lartë në Kosovë, ku sipas prokurorisë ata janë autorë të rreth 100 vrajseve. Për këtë gjë kreu i qeverisë tha se është e papranueshme që në një deklaratë zyrtarë te flitet me përafërsi. 

PJESË NGA DEKLARATA

Ata nuk kishin jo derë por as edhe një vesh të hapur në kërkim të asaj që duket sikur ka qënë aty gjithëmonë: Kosova e pavarur. Falë tyre u imponua edhe bombardimi me bomba nga NATO. Lanë pas numrin më të madh të viktimave pas luftës së dytë botërore, deri atëherë.

Ne themi se 21 vite janë të shënuara në lëkurën e udhëheqësve të Kosovës dhe familjeve të tyre. 21 vite mëpas, del një tekst, vë një shenjë barazimi mes viktimës dhe xhelatit. Madje nëse dikujt që do të rrudhë buzët kudoqoftë duke marrë transkriptin e fjalëve të mia. Fjala barazim është e butë por është përmbysur gjithë historia. Një ndërmarrje barbarie shtetësore e orkestruar nga Milloshevici dhe rrethi i tij vrau 10 mijë civilë të pafajshëm, dhunoi 20 mijë gra dhe nxorri me dhunë ushtarake 1 milion shqiptarë nga Kosova brenda pak javësh, se nuk po i hyj llogarive të tjera, dhe flasim rreth 100 viktima.

Ça është kjo? Rreth 100 viktima? Si mund të jenë rreth 100? Flitet me rreth, po pse jo rreth 1000 apo 50, pra në të njëjtën kohë që shkruhet kjo në nëntokën e Serbisë kërkojnë drejtësi të marrin nga mbitoka vetëm heshtjen e injorimit. Mijëra trupa pajetë dhe unë nuk e di, kërkoj ndjesë se mbase nuk e di, të ketë ndonjë aktakuzë sepse nuk ka asnjë lloj pendence për GJS. Me dorën në zemër, është e pashamnshme që të moskujtohen historitë e drejtësisë së munguar në Serbi. Nuk kalohen këto deklarata si ato qëndrimet në autobus me dy sendilje. Ndoshta nuk u vjen për shtat miqve të mi, të mëdhenj.

Deklaratat e Ramës janë bërë në Kuvend, ku ka folur për aktakuzën e ngritur kundër Thaçit dhe Veselit. Kreu i qeverisë ka mbrojtur zyrtarët e Kosovës duke thënë se UÇK-ja ka bërë luftë të. Më tej tha se krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga shumë gjykata, ndërsa në Serbi s’janë ngritur as akuza për ata që kanë qenë agresorët. Rama tha se aktakuza ishte një fletërrufe që nuk ka ndodhur kurrë më parë në jurispudencën ndërkombëtare.

(A.B./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hashim thaçi nën akuze kadri veseli thirret ne hage rama per akuzat e thacit dhe veselit seancë plenare 25 qershor 2020 edi rama hashim thaçi nën akuze kadri veseli thirret ne hage rama per akuzat e thacit dhe veselit seancë plenare 25 qershor 2020

Sondazh

Poll

Politike 25 Qershor 2020, 12:24

TIRANË– Për më shumë se një orë, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim mbështetës nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë ndaj presidentit të Kosovës, ...

Politike 25 Qershor 2020, 11:42

TIRANË– Deputeti socialist, Anduel Xhindi është kapur “mat” me cigare në dorë, teksa ndiqte fjalimet në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.Djali i deputetit t...