Bota

Pa thënë asnjë fjalë! Presidenti Thaçi reagon pas akuzave për mbi 100 vrasje, shpërndan me krenari logon e UÇK-së

25 Qershor 2020, 09:43 Nga DOSJA
Pa thënë asnjë fjalë! Presidenti Thaçi reagon pas

KOSOVË-Në një kohë që kanë kanë kaluar më rreth 20 orë nga lajmi për aktakuzë, Presidenti Hashim Thaci ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij zyratre në Facebook, ku shihet se ka ndryshuar foton kryesore, duke vendosur emblemën e UÇK-së.

“Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.”- është kjo një pjesë nga aktakuza.

 

 

Ditën e djeshme presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së u janë bërë publike akuzat e Gjykatës Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Publikimi i akuzave është bërë në një kohë kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për dialogun në Shtëpinë e Bardhë. Një ditë më parë vizitën për në SHBA e  presidenti Thaçi e anuloi, ndërsa sot ka konfirmuar mospjesmarrjen edhe Kryeministri Hoti. Ndërkohë, DASH këto hetimet i ka quajtur një hap përpara për drejtësinë në Kosovë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaçi nën akuze hashim thaçi nën akuze

Sondazh

Poll