Bota

Aktakuza ndaj PresidentitThaçit/ Shtyhet seanca plenare për dialogun në Kuvendin e Kosovës

25 Qershor 2020, 09:21 Nga DOSJA
Aktakuza ndaj PresidentitThaçit/ Shtyhet seanca plenare për dialogun

KOSOVË–  Sot Kuvendi i Kosovës e ka anuluar vazhdimin e seancës parlamentare nisur me 23 qershor, për shkak të situatës së krijuar, pasi dje u publikua aktakuza nga ana e Prokurorisë Speciale në Hagë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli.

Ndërkohë sot mësohet se ishte planifikuar vazhdimi i seancës, ku do të diskutohej për dialogun Kosovë- Serbi. Megjithatë Partia Demokratike e Kosovës kishte propozuar një rezolutë, por me kërkesë të grupit të saj parlamentar, Kryesia e Kuvendit ka vendosur të shtyjë vazhdimin e saj.

Kryeministri i Kosovës, Avduallh Hoti sot njoftoi se do të anulojë vizitën për në Washington.  Ky vendim i Hotit vjen pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Publikimi i akuzave është bërë në një kohë kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për dialogun në Shtëpinë e Bardhë. Një ditë më parë vizitën për në SHBA e anuloi edhe presidenti Thaçi. Ndërkohë, DASH këto hetimet i ka quajtur një hap përpara për drejtësinë në Kosovë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaçi nën akuze hashim thaçi nën akuze

Sondazh

Poll