Sport

Pique akuzoi Realin për arbitrat, Sergio Ramos i kthen një përgjigje të ashpër

25 Qershor 2020, 09:39 Nga DOSJA
Pique akuzoi Realin për arbitrat, Sergio Ramos i kthen një

Gerard Piqué ka akuzuar publikisht Real Madridin se ndikon në gjykimin e arbitrave të La Ligës. Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak mikut të tij të kahershëm në kombëtaren spanjolle, Sergio Ramos.

Mbrojtësi i Real Madridit, sidomos në rolin e kapitenit të skuadrës së bardhë, i ka kthyer përgjigje shtatlartit katalanas, duke i kujtuar se ankesat e tij vijnë vetëm kur skuadra nuk funksionon.

“Mendoj se janë normale të gjitha zhurmat në fund të kampionatit. Jemi kryesues, prandaj ndodh. Pse nuk flitej kaq shumë për arbitrat më përpara? Unë mendoj se arbitrat nuk marrin vendime të paracaktuara”, ka deklaruar Ramos.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport deklarata pique ramos deklarata pique ramos

Sondazh

Poll