Sport

Ja çfarë nuk u pa në ndeshjen Skënderbeu-Bylis, goditet arbitri në përfundim të takimit, ka kaos për një penallti

25 Qershor 2020, 08:43 Nga DOSJA
Ja çfarë nuk u pa në ndeshjen Skënderbeu-Bylis, goditet

KORÇËSkënderbeu nuk e ka kaluar lehtë eleminimin në Kupë, kundër Bylisit korçarët u ndalën në një barazim 1-1 por që nuk vlejti, pasi në aktin e parë ballshiotët në shtëpi kishin arritur të fitonin 1-0. Arbitër i këtij takimi ishte Enea Jorgji me asistent Rejdi Avdo. Në përfundim të ndeshjes, pikërisht Avdo, u godit me një shishe plastike duke kapur pjesën poshtë syrit të majtë.

Në këtë moment arbitri ka kërkuar ndihmën e kolegëve, që menjëhere i dhanë ndihmën e shpejtë, së bashku me mjekët që gjendeshin në stadium.  Gjatë ndeshjes disa herë të pranishmit e paktë në tribunën qendrore, nuk i mbajtën dot nervat dhe ky ishte një rast, bidonat vërshuan sapo gjyqtarët Enea Jorgji, Rejdi Avdo dhe Nertil Bregasi kërkuan të futeshin në dhomat e zhveshjes.

Polica e Korçës ka vepruar në kohë rekord, pasi ka parë kamerat e sigurisë së stadiumit. Menjëherë është bërë shoqërimi i personit që ka goditur me bidon arbitrin. Forcat e rendit shoqëruan gjyqtarët deri në dalje të Korçës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis kupa e shqiperise rejdi avdo skenderbeu bylis kupa e shqiperise rejdi avdo skenderbeu

Sondazh

Poll