Sport

Atalanta është Borussia e kampionatit italian, shkëlqen duke mposhtur 3-2 Lazion

24 Qershor 2020, 21:54 Nga DOSJA
Atalanta është Borussia e kampionatit italian, shkëlqen duke

Atalanta bën lojën më të bukur në Serie A dhe kjo u vu re edhe sot me ndeshjen spektakolare ndaj Lazios, fituar 3-2. Trajneri Gasperini ka ndërtuar një ekip me uri për të fituar dhe për të zhvilluar futboll të bukur.

Bluzinjtë luajtën sot në shtëpi përballë Lazios dhe shumë shpejt e panë veten në disavantazh të dyfishtë. De Roon shënoi autogol në minutën e pestë, ndërsa Milinkovic-Savic dyfishoi në minutën e 11-të.

Atalanta megjithatë, përmbysi gjithçka. Gosens në të 38’n, Malinovsky me supergol në të 66′ dhe Palomino në të 80′, i dhanë triumfin djemve të Gasperinit. Kjo fitore e Atalantas, është një “asist” dhe për Juventusin, pasi distanca tani është në katër pikë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta gaspeirini lazio atalanta gaspeirini lazio

Sondazh

Poll