Aktualitet

Korçë/ Procedohen penalisht 7 persona, akuzohen për zjarrvënie në pyje

3 Prill 2019, 12:25 Nga DOSJA
Korçë/ Procedohen penalisht 7 persona, akuzohen për

KORÇË– Të paktën 7 persona janë proceduar penalisht nga policia, pasi dyshohen si autorë të zjarrvënieve në pyje dhe kullota, si dhe  të ndotjes së ajrit. Sipas njoftimit të policisë, 3 shtetas akuzohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe 4 të tjerë për veprën “Ndotja e ajrit”.

Njoftimi i policisë:

Qarku Korçë

Policia vendos përpara përgjegjësisë ligjore, autorët e zjarrvënieve në pyje dhe kullota, si dhe të ndotjes së ajrit.

Procedohen penalisht 7 shtetas, nga të cilët 3 për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe 4 të tjerë për veprën “Ndotja e ajrit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, në Komisariatet e Policisë Korçë, Pogradec, Maliq, Kolonjë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

– F.J, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas duke djegur disa barishte i ka dalë zjarri nga kontrolli dhe për pasojë janë djegur rreth 3 hektarë kullotë dhe shkurre.

– A.D, banues në fshatin Selenicë, Kolonjë, pasi në vendin e quajtur “Përroi i thellë Llobonicë”, afër këtij fshati, ka djegur rreth 5 dynym pyll.

– E.K, banues në fshatin Pulahë, Korçë, pasi në vendin e quajtur “Kodra e Floqit”, ka ndezur një zjarr dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 4000 m² me shkurre.

– O.M, banues në fshatin Klocë, Maliq, pasi në vendin e quajtur “Kamina”, ky shtetas ka djegur aksidentalisht me një cigare një sipërfaqe 20 m² bar, duke ndotur ajrin.

– M.T, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi ky shtetas ka djegur rreth 2 dynym bar në tokën e tij, me qëllim pastrimin e saj, duke ndotur ajrin.

– S.L, banues në Korçë, pasi ky shtetas në tokën e tij ka djegur disa mbeturina dhe goma duke ndotur ajrin.

– S.P, banuese në Memlisht, Pogradec, pasi në afërsi të tokës në pronësi të saj, ka djegur mbeturina duke ndotur ajrin.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet korce procedohen 7 persona zjarri ne pyje korce procedohen 7 persona zjarri ne pyje

Sondazh

Poll