Aktualitet

Gjyqtarët e Tahirit, Zagani: Rezultati i Vetting-ut, Saja e urdhëroi të më mbyllte në burg

3 Prill 2019, 12:24 Nga DOSJA
Gjyqtarët e Tahirit, Zagani: Rezultati i Vetting-ut, Saja e urdhëroi

Pas lajmit se Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi me short trupën gjykuese që do të hetojë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar edhe Dritan Zagani, ish-shefi i Policisë që denoncoi trafikun e drogës dhe sot ndodhet në azil.

Në një status në rrjetet sociale, Zagani shkruan se njëra nga gjyqtaret, Flora Hajredinaj, u urdhërua nga Tahiri në vitin 2014 që të vendoste masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Sot rreth 5 vjet mbas, lexoj në media që e njëjta gjyqtare e nderuar është pjesë e treshes që do na gjykoje të pandehurin, Sajmir Tahiri për veprën “Trafik ndërkombëtar droge” në bashkëpunim etj vepra të renda, ku i pandehuri është në gjendje të lirë.”-shkruan Zagani.

Reagimi i plotë:

VETTING: Gjyqtarja e Krimeve të Rënda Flora Hajredinaj, që në 2014 me kërkësë të palo-prokurorit, Anton Martini dhe porosi të Sajës më mbylli mua për 6 muaj në burg, dhe pas shkeljes së afateve me 8 ditë nga Prokurori i “hekurt” Anton Martini, në vend të lirimit të menjëhershëm si e parashikon ligji për shkelje të tilla, po më marrëveshje të zeza më kalon në “arrest shtëpie”.

Sot rreth 5 vjet mbas, lexoj në media që e njëjta gjyqtare e nderuar është pjesë e treshes që do na gjykoje të pandehurin, Sajmir Tahiri për veprën “Trafik ndërkombëtar droge” në bashkëpunim etj vepra të renda, ku i pandehuri është në gjendje të lirë.
Pra o shqiptare ky është një nga arritjet me të forta që ky “veting” na e solli drejtësinë tonë të korruptuar në një zhdrejtësi brilante.
Vlen të përmendim me këtë rast si arritje e vetingut edhe së shpejt do kemi palo-prokurorin Anton Martini një nga anëtarët më “brilant” të SPAK-ut.
P.S…Si t’ia ve emrin kësaj që po ndodh me zhdrejtësinë tonë të kalbur, se veting për t’u bërë Drejtësi nga sa ndodh nuk ka gjasa të jetë!?!?!?.

Ditën e sotme, u përcaktua trupa gjykuese që do të gjykojë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Irena Gjoka, Ardit Mustafaj dhe Flora Hajdredinaj është treshja që do vendosë për fatin e ish-ministrit. (Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan zagani flora hajredinaj saimir tahiri dritan zagani flora hajredinaj saimir tahiri

Sondazh

Poll