Politike

ZANAFILLA/ E ofendoi me fjalë të rënda, si nisi sherri mes Ralf Gjonit dhe Halit Valterit, deputeti nuk duroi dot ndërprerje

25 Qershor 2020, 10:22 Nga DOSJA
ZANAFILLA/ E ofendoi me fjalë të rënda, si nisi sherri mes Ralf

TIRANË- Përplasje në Kuvend mes deputetit Ralf Gjoni dhe Halit Valteri. Por si nisi sherri mes tyre? Teksa Gjoni po fliste nga foltorja, në një moment ka ndërhyrë nga vendi Valteri dhe deputeti tjetër Halil Jakimi.

Gjoni nuk e ka duruar dot ndërhyrjen dhe si pasojë i ka përmendur herët që ata kanë folur në Kuvend, dhe më pas i ka kërkuar që të përfundojnë fjalën e tij.

Gjoni: Çdo gjë që po ndodh sot është lojë, nga Gjykata, komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit ilir Meta. E pres me kërshëri shkarkimin e Presidentit Meta. Jam dakort me ju zoti Ruci se ky institucion duhet të ushtrojë presion mbi institucionet e pavarura. Iku Lu-ja erdhi Kimi, do iki Kimi do vijë Xhimi dhe prapë Qerimi nuk do ketë drejtësi. Ku është Gjykata Kushtetuese, ku është Gjykata e Lartë? Unë shkoj në Komision se kam besuar se do ndeyshonim sistemin. Po vijmë në fund të korrikut dhe nuk po diskutohet për ndryshimin e sistemit. Pse PD kërkon papritur hapje listash, a keni këllqe?*ndërhyrje nga salla Kam të drejtën time. Halil (Jakimi) ti je nga të paktën që ke folur. Të lutem, nuk e kuptoj acarimin tuaj. Halit (Valteri) të lutem! Nuk bëhem pjesë e asnjë loje. Nuk kam hyrë në parlament prej teje. Me lejoni ta përfundoj. Nuk kam dëshirë të bëhem pjesë e asnjë pazari politik. Në emër të procedurave iu kërkoj t’i jepni drejtim. Unë mendoj që sot duhet të bërtasim mjaft me lojra. Nuk mund të ketë ndryshim të sistemit të drejtësisë nëse nuk ka reformim të sistemit politik, i cili fillon me sistemin zgjedhor.

Ruçi: Kërkuat procedurë. Ato që the janë kundër transparencës dhe procedurës. Ju lutem zbatojini. Sistemi elektoral është tagër Kushtetues. Nuk ka procedurë për këtu. Jo, jo ske të drejtë të më bësh replikë ti, për replikën që të bërë unë ty..

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ralf gjoni seancë plenare 25 qershor 2020 sherr ne kuvend ralf gjoni seancë plenare 25 qershor 2020 sherr ne kuvend

Sondazh

Poll

Politike 25 Qershor 2020, 09:57

TIRANE– Një incident nuk ka munguar sot gjatë raportimit të kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami. Pasi lexoi raportin për vitin 2019, Llaga...