Politike

Basha “hap” PD/ Përzgjedhja e kandidatëve në zgjedhje do të bëhet nga anëtarësia e demokratëve, procesi do të ndahe

25 Qershor 2020, 10:21 Nga DOSJA
Basha “hap” PD/ Përzgjedhja e kandidatëve në zgjedhje

TIRANË- Partia Demokratike fillon nga sot përzgjedhjen e kandidateve për deputetë duke shënuar kështu “de facto” edhe nisjen e fushatës elektorale. Në mbledhjen e sotme kryesia e Partisë Demokratike miratoi mënyrën e përzgjedhjes së kandidateve për deputetë, ku rolin kryesor e ka anëtarësia. Ndërkohë për herë të parë do të ngrihet një komision për vlerësimin e kandidaturave dhe faza e përzgjedhjes së kandidatëve do të ndahet në 4 hapa. Fillimisht do të bëhet identifikimi dhe propozimi i kandidatëve, një anëtar do të ketë të drejtën e një propozimi, më pas do të bëhet verifikimi dhe seleksionomi nga KVK, (Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve), më pas lista do t’i kalojë sërish anëtarësisë me parimin, 1 anëtar, 1 votë dhe hapi final do të jetë zyrtarizimi i listës dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

NJOFTIMI I PLOTE I PD:

INFORMACION I PËRMBLEDHUR PËR UDHËZIMIN “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR REALIZIMIN E PROCEDURËS SË PROPOZIMIT, KONSULTIMIT DHE PËRZGJEDHJES SË KANDIDATURAVE PËR PËRFAQËSIM POLITIK TË PARTISË DEMOKRATIKE, NË NIVEL QENDROR DHE LOKAL

Procesi do të realizohet në 4 faza:

Faza 1: Identifikimi i kandidaturave të mundshme

Identifikimi i kandidaturave të mundshme do të bëhet në dy mënyra:

Procesi në këtë fazë ndiqet nga Degët e Partisë dhe monitorohet e drejtohet nga Grupi Qendror i Koordinimit (zyrtar të Partisë që nuk kanë konflikt interesi me zonat që do të mbulojnë).

Faza 2: Seleksionimi i kandidaturave të mundshme

Seleksionimi i kandidatëve të dalë nga faza e parë do të bëhet nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, që do të përbëhet nga 5 anëtarë dhe 2 ndihmës. Anëtarët do të jenë ish-drejtues të lartë të partisë, personalitete të shoqërisë civile dhe medias, përfaqësues të botës akademike, etj. Komisioni bën vlerësimin e secilit kandidat, nëse përmbush kriteret e parashikuara nga udhëzimi apo jo. Në përfundim të procesit hartohen dy lista:

Faza 3: Konsultimi i kandidatëve me anëtarësinë e Partisë

Anëtarët e Partisë, sipas parimit “një anëtar, një votë”, bëjnë konfirmimin e kandidaturave të mundshme, sipas kësaj procedure: Listat e kandidatëve për konfirmim hartohen në nivel Dege, grup degësh apo Qarku, në varësi të numrit të kandidatëve apo numrit të anëtarëve në një Degë apo Qark. Në një ditë të shpallur paraprakisht për votim, cdo anëtar ka të drejtën që të shprehë kontestimin e tij (“votë kontestuese”) për një ose më shumë kandidatë nga lista. Numri i lejuar i kandidatëve që mund të kontestohen, përcaktohet në Fletën e Votimit dhe është jo më shumë se 20 % e numrit total të listës së kandidatëve, për secilën Degë apo Qark. Kandidati që ka më shumë se 20 % “votë kontestuese”, në raport me numrin e përgjithshëm të anëtarëve të Partisë në atë Degë apo Qark, hiqet nga lista e kandidatëve të konfirmuar dhe përfshihet në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi.

Faza 4: Përzgjedhja nga Kryesia e Partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar

Kandidatët e listës së Partisë përzgjidhen nga kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia në fazën e dytë, sipas këtij raporti: kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia do të përbëjnë jo më pak se 80 % të listës së kandidatëve të Partisë në zgjedhje, ndërkohë që jo më shumë se 20 % e listës së kandidatëve do të përzgjidhen nga Kryesia e PDSH-së, si prurje të reja nga bota akademike apo shoqëria civile; përfaqësues të të përndjekurve politikë apo pronarëve; përfaqësues të diasporës; përfaqësues të sipërmarrjes; personalitete politike me kontribut të gjatë në parti; etj.  Gjatë kësaj faze do të mbahet në konsideratë: (1) përfaqësimi i grave të jetë jo më pak se 30 % e numrit të përgjithshëm të kandidatëve. (2) përfaqësimi i të rinjve të jetë jo më pak se 10 % e numrit të përgjithshëm të kandidatëve. (3) përfaqësimi i shtresës së të përndjekurve politikë apo pronarëve.

 

 

 

 

(j.v;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha hap pd kandidaturat e pd mbledhja e kryesise ps nis fushaten basha hap pd kandidaturat e pd mbledhja e kryesise ps nis fushaten

Sondazh

Poll

Politike 25 Qershor 2020, 09:57

TIRANE– Një incident nuk ka munguar sot gjatë raportimit të kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami. Pasi lexoi raportin për vitin 2019, Llaga...