Aktualitet

25 Qershor 2020, 07:57 Nga DOSJA

TIRANË- Pas dështimit të dëgjesës publike pasditen e djeshme, shumë nga banorët që preken nga projekti i rindërtimit në Vorë kanë dalë sot në një protestë para derës së bashkisë, ku kërkojnë një takim me kryetarin e komanduar, Hekuran Brahimaj. Banorët kundërshtojnë projektin që iu është prezantuar, pasi është miratuar vetë nga institucionet pa konsultimin me ta, pasi sipas tyre, nuk është nevoja që të shemben të gjitha banesat për të realizuar projektin, në rast se nuk janë prekur nga tërmeti. Ata thonë se nga akt-ekspertimi shumë objekte kanë rezultuar të paprekura, teksa shtojnë se nuk iu është dhënë asnjë përgjigjie se çfarë do të ndodhë me ta, nëse do të marrin një pagesë si dëmshpërblim apo do të marrin një banesë tjetër në këmbim.

Njëri prej qytetarëve është shprehur se nuk do të firmosë, pa pasur një kontratë, vulë apo protokoll. “Dua të di kontratën sepse mund të më largojnë nga këtu ku të duan ata. Pa firmë pa vulë, pa protokoll”, tha një banor.

Ndërkohë një tjetër qytetar shprehet se qeveria ka në plan të ndërtojë një markatë në mes të qendrës së banimit. “Firma “Bleta” e ka kthyer pallatin përmbys dhe do të bëjë markatë, asnjë vend të botës nuk bëhet markatë në qendër banimi. Bëhet vetëm për interesat e tyre”, tha një tjetër banor.

Gjatë protestës nuk kanë munguar edhe shtyrjet dhe tensionet mes policisë bashkiake që nuk i ka lejuar që të hyjnë banorët në këtë institucion dhe protestuesve që kërkojnë patjetër një takim me kryebashkiakun Brahimaj.

Ndërsa një tjetër protestues tha se nuk do të firmosë, pa ditur se ku do të jetë banesa e re.

“Unë e kam shtëpinë në zonën një do e marr ku t’ju teket, si në kohën e Enver Hoxhës”, u shpreh banori.

Pasditen e djeshme, dëgjesa publike e thirrur nga Bashkia Vorë përfundoi me sherr verbal mes autoriteteve dhe banorëve. Pasi miratoi planin pa aprovimin e tyre, Bashkia i thirri banorët të merrnin pjesë në dëgjesën publike, ku do t’ju prezantohej edhe plani i rindërtimit të lagjes. Në këtë projekt parashikohej shembja e 3 pallateve, 60 shtëpive private dhe shumë bizneseve. Banorët akuzojnë bashkinë se ka interesa tek privati prandaj kërkon të shembë banesat e tyre.

(g.sh;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banorët në protestë debate ne vore rindertimi ne vore seanca degjimore ne vore banorët në protestë debate ne vore rindertimi ne vore seanca degjimore ne vore

Sondazh

Poll