Bota

“Nuk do të habitem nëse përpjekjet e tilla tash do të intensifikohen”, Aktakuza ndaj Thaçit, Bildt: Ky është

25 Qershor 2020, 08:29 Nga DOSJA
“Nuk do të habitem nëse përpjekjet e tilla tash do të

KOSOVË-Anulimin e vizitës së zyrtarëve të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, pas publikimit të akuzës ndaj Presidentit Thaçi për krime  lufte, e ka komentuar edhe Bashkëkryesuesi i Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme Carl Bildt.

Nëpërmjet një postimi në Twitter ai është shprehur  thënë se ky është fundi i takimit të planifikuar të Shtëpinë e Bardhë.

“Ky është fundi i takimit të planifikuar të Shtëpinë e Bardhë rreth marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.”- ka shkruan Bildt.

Kujtojmë se dje Hashim Thaçi e anuloi pjesëmarrjen e tij në takimin e Uashingtonit, për shkak të zhvillimeve të fundit, ku Prokuroria Speciale i dorëzoi aktakuzë në Gjykatën Speciale.

“Pse Prokurori Special vendosi që tash, papritmas, të bëjë publike aktakuzën kundër presidentit të Kosovës, Thaçi? Ndoshta ai kishte indikacione se Thaçi po përpiqej të mobilizonte Shtëpinë e Bardhë për të mbyllur Gjykatën Speciale. Unë nuk do të habitem nëse përpjekjet e tilla tash do të intensifikohen.”-shkruan ai.

Kryeministri i Kosovës, Avduallh Hoti sot njoftoi se do të anulojë vizitën për në Washington.  Ky vendim i Hotit vjen pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Publikimi i akuzave është bërë në një kohë kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për dialogun në Shtëpinë e Bardhë. Një ditë më parë vizitën për në SHBA e anuloi edhe presidenti Thaçi. Ndërkohë, DASH këto hetimet i ka quajtur një hap përpara për drejtësinë në Kosovë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni carl bildt hashim thaçi nën akuze carl bildt hashim thaçi nën akuze

Sondazh

Poll