Bota

Akuzat për krime luftë ndaj Thaçit nga “Specialja”, Vetëvendosje: Ra në varrin që i hapi të tjerëve

25 Qershor 2020, 08:56 Nga DOSJA
Akuzat për krime luftë ndaj Thaçit nga “Specialja”,

KOSOVW– Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar nëpërmjet ish-zv.kryeministrit të Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale për krime lufte nga presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK, Kadri Veseli. Sipas Abazit, ishte vetë Thaçi ai që i bëri gropën vetes, pasi në 2015-ën i hapi rrugën krijimit të Gjykatës Speciale, me ndihmën e deputetëve të PDK, ndërsa e akuzon edhe për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Ai shton, se Thaçi tentoi t’i hapte varrin të tjerëve por ra vetë brenda. Abazi e sheh dobësimin e Kosovës tek rruga që ka ndjekur Thaçi, ku për 7 vite zhvilloi dialog shterpë në Bruksel, ndërsa tashmë e ka bërë shtetin material në zgjedhjet në Amerikë.

Haki Abazi: Është një kohë e pakohë në kuptimin e dinamikës së zhvuillimit të ngjarjeve. Përplasjet mes administatës së SHBA dhe shteteve të Unionit europian datojnë qysh herët, që nga fillimi i mandatit të presidentit Trump dhe qasjes së tij ndaj shumë vlerave demokratike. Fatkeqësisht mund të ketë përplasje, edhe pse si vend i vogël jo domosdoshmërisht është qendra e përplasjes, por mund të bëhet edhe element i çështjes së mospajtimit. Si VV kemi kundërshtuar Gjykatën Speciale për faktin se është formuar të ndjekë një grup etnik, në kërë rast shqiptarët. Kemi besuar për një drejtësi që tejkalon vijat etnike. Nëse duhen zbardhur krimet nuk duhen targetuar shqiptarët që kanë qenë të detyruar të kundërshtojnë okupatorin serb. Nga 26 qershori 2015 kur kemi kundërshtuar që  të votohet për ndryshimin e amendamentit kushtetues 24 ka qenë Thaçi që ka kthyer me 3 gusht 2015 me një dredhje dore të deputetëve të PDK dhe me atë është bërë ndryshimi kushtetues dhe i është hapur rruga për krijimin e gjykatës speciale. Ishte një tentim hapje varri për të tjerët dhe tani ka rënë vetë. Nuk dua të bëhem i mëshirshëm para kësaj situate për shkak se Thaçi ka luajtur një rol destruktiv gjatë gjithë kohës, ka tentuar të bëjë fragmentim të spektrit politik që ka dobësuar Kosovën me 7 vite dialog shterpë në Bruksel dhe tani një udhëtim i dyshimtë në Uashington.  Shkurja në Shtëpinë e Bardhë nuk do thotë domosdoshmëri rezultat, sidomos kur është e papërgatitur. I kujtoni zhvillimet e fundit ku Thaçi ka qenë protagonisti kryesor, të mos themi regjisori i rënies dhe rrëzimit të qeverisë Kurti dhe shkatërrimit të legjimitetit të qeverisë që kishte dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Kosova është duke u goditur për faj të lidershipit politik, zotit Thaçi, i cili ka dështuar të tregojë se Kosova mund të bëhet shtet. Po të kishim drejtësi të besueshme dhe të pavarur, kurrësesi nuk do të ballafaqoheshim me ndërtimin e një gjykate speciale diku tjetër me arsyetimin se nuk u besohet institucioneve të drejtësisë brenda. Për 7 vite pritëm rezultate me premtimet e kota që ka bërë në Bruksel me dialogun.  Pas dështimit për ta paraqitur ndarjen si koncept fitimtar në marrëveshjen me Serbinë, e bëri Kosovën material në zgjedhjet në Amerikë. Shumë e rrezikshme. Edhe sot refuzojmë shkuarjen në Shtëpinë e Bardhë ap kudo tjetër për tu bërë Kosova një flamur suksesi në fushatën elektorale të kujtdo.  Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA por kurrësesi nuk duhet të biem pre e lobistëve dhe njerëzve që tentojnë të shënojnë sukses të shpejtë mbi kurrizin e një gjeopolitike rajonale siç është Ballkani. Asnjë njeri në Kosovë dhe në Shqipëri nuk pranon që UÇK të përfshihet në gjykime ndërkombëtare.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni haki abazi hashim thaci haki abazi hashim thaci

Sondazh

Poll