Bota

Aktakuza ndaj Thaçit dhe 9 ish-ushtarëve të UÇK-së/ Pas Presidentit edhe Hoti anuloi takimin në Shtëpinë e Bardhë, Must

25 Qershor 2020, 08:19 Nga DOSJA
Aktakuza ndaj Thaçit dhe 9 ish-ushtarëve të UÇK-së/

PRISHTINË-Menjëherë pas akuzave zyrtare të Prokurorisë Speciale, Presidenti Thaçi anuloi edhe takimin për në SHBA. Lajmin e bëri me dije i  dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grennell.

Ndërkohë që ditën e sotme, edhe vet kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook deklaroi se nuk do të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, ku do të takohej me Aleksandër Vuçiçin. Ai theksoi se duhet të kthehet në Prishtinë për t’u marrë me situatën, ndërkohë për këtë  vendim ka njoftuar edhe ambasadorin Richard Grennell.

Sa i përket  këtyre akuzave të rënda të ngritura mbi Thaçin, këshilltari i tij kryesor Bekim Çollaku, ka reaguar duke thënë se historia e Kosovës nuk mund të ndryshohet nga “lapsi i një gjykate ndërkombëtare, të motivuar politikisht”.

Ndërkohë lidhur me anulimin e vizitës në Uashington për dialogun ka reaguar edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se delegacioni u nis drejt Washingtonit me vullnetin më të mirë, por u nda përgjysmë sa ishte në aeroplan.

Presidenti Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Publikimi i akuzave erdhi në  një kohë kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për dialogun në Shtëpinë e Bardhë. Tashmë, DASH  hetimet i ka quajtur një hap përpara për drejtësinë në Kosovë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaçi nën akuze hashim thaçi nën akuze

Sondazh

Poll