Bota

Hoti nis takimet në Bruksel: Biseduam për vizat e dialogun me europarlamentarin McAllister

25 Qershor 2020, 08:56 Nga DOSJA
Hoti nis takimet në Bruksel: Biseduam për vizat e dialogun me

BRUKSEL- Ditën e sotme Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook se ka nisur takimet në Bruksel. Në postimin e tij Hoti ka treguar se ka takuar  kreun e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister ku sëbashku kanë  diskutuar në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

“Pata nderin të takoj z. David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, me të cilin biseduam për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian. Po ashtu biseduam edhe për procesin e dialogut dhe zhvillimet e fundit politike, me ç’rast kam shprehur vendosmërinë e Republikës së Kosovës në orientimin e saj properëndimor.”- ka shkruar Hoti.

Kryeminsitri Hoti mëngjesin e sotëm bëri me dije se nuk do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, pasi një ditë më parë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Publikimi i akuzave është bërë në një kohë kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për dialogun në Shtëpinë e Bardhë. Një ditë më parë vizitën për në SHBA e anuloi edhe presidenti Thaçi. Ndërkohë, DASH këto hetimet i ka quajtur një hap përpara për drejtësinë në Kosovë.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti david mcallister avdullah hoti david mcallister

Sondazh

Poll