Bota

Aktakuza ndaj Thaçit/ Këshilltari i tij kryesor: Histori e dhimbshme, por krenare që s’e ndryshon lapsi i një gjykate

25 Qershor 2020, 07:25 Nga DOSJA
Aktakuza ndaj Thaçit/ Këshilltari i tij kryesor: Histori e

KOSOVË- Ditën e sotme këshilltari kryesor i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Bekim Çollaku ka reaguar pas ngritjes së akt-akuzës për kreun e shtetit.

Sipas tij  historia e Kosovës nuk mund të ndryshohet nga “lapsi i një gjykate ndërkombëtare, të motivuar politikisht”.

“Liria jonë është vulosur nga gjaku i luftëtarëve të lirisë, mijëra civilë të pafajshëm, të vrarë brutalisht, dhe dhimbja e mijëra grave të dhunuara. Kjo është historia jonë e dhimbshme, por krenare. Nuk mund të ndryshohet nga askush. Madje as nga lapsi i një gjykate ndërkombëtare, të motivuar politikisht.“- ka shkruar Çollaku.

Pak më herët kryeministri i Kosovës, Avduallh Hoti njoftoi se do të anulojë vizitën për në Washington.  Ky vendim i Hotit vjen pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Publikimi i akuzave është bërë në një kohë kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për dialogun në Shtëpinë e Bardhë. Një ditë më parë vizitën për në SHBA e anuloi edhe presidenti Thaçi. Ndërkohë, DASH këto hetimet i ka quajtur një hap përpara për drejtësinë në Kosovë.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bekim collaku hashim thaçi nën akuze krimet e luftes ne kosove bekim collaku hashim thaçi nën akuze krimet e luftes ne kosove

Sondazh

Poll