Aktualitet

U arrestua bashkë me biznesmenin libanez/ Pronarja e fermës në Këlcyrë kundërshton policinë: E vërteta është ndryshe

25 Qershor 2020, 07:25 Nga DOSJA
U arrestua bashkë me biznesmenin libanez/ Pronarja e fermës në

KËLCYRË- Elona Bejo, pronarja e fermës “Ferma Albanik” në Ballaban të Këlcyrës ka deklaruar se lajmet e publikuara në media për të dhe bashkëjetuesin e saj janë qesharake. Në një postim në Facebook ajo thekson se e vërteta është krejt ndryshe.

 

“Lajmet neper portale jane teper qesharake. E verteta eshte krejt ndryshe. Falenderoj miqte per mbeshtetjen! Une jam shume mire dhe Ferma Albanik vazhdon te prese vizitore! Ju perqafoj!”, shprehet ajo.

Ky reagim i saj vjen pasi disa ditë më parë, policia njoftoi se ajo dhe bashkëjetuesi i saj francez Maxhid.A u arrestuan, pasi u kapën me armë pa leje. Dosja.al mësoi se të arresturit janë pronarët e Ferma Grand Albanik. Maxhid, A, prej vitesh jeton dhe punon në Shqipëri, ndërsa më herët një fermë si kjo, e ka patur edhe në qytetin e Elbasanit. Ndërkohë, ky biznes është vizituar  së fundmi edhe nga ish-ministrja Mirela Kumbaro.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet francezi ne kelcyre elona bejo maxhid a arrestohet francezi ne kelcyre elona bejo maxhid a

Sondazh

Poll