Aktualitet

E kërcënonte qytetarin nga Kamza se do i publikonte foto dhe video në rrjete sociale, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, i m

25 Qershor 2020, 07:07 Nga DOSJA
E kërcënonte qytetarin nga Kamza se do i publikonte foto dhe video

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 40-vjeçarin Mentor Dunga, i cili akuzohet se shantazhonte me mesazhe në Facebook qytetarin me iniciale G.B nga Kamza.  Policia bën me dije se nëpërmjet shantazhit 40-vjeçari i ka marrë 57.500 lekë qytetarit. Ai e kërcënonte këtë të fundit që nëse nuk do i jepte paratë, do i publikonte disa foto dhe video në rrjetet sociale.

Njoftimi i Policisë:

Ndërkohë, nga Seksioni për Krimet ndaj Pronës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas një pune të mirorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur, me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë, duke i marrë shumën 57.500 lekë, shtetasit G. B., për mospublikimin e disa fotove e videove në rrjetet sociale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mentor dunga mentor dunga

Sondazh

Poll