Aktualitet

Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet brigadieri/ Policia: Nuk kreu detyrën siç duhet

25 Qershor 2020, 06:58 Nga DOSJA
Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet brigadieri/ Policia: Nuk

BULQIZË- Një ditë pas vdekjes së minatori, Policia ka arrestuar brigadierin e minierës së Bulqizës, 40 -vjeçarin me iniciale I.K. Ky i fundit akuzohet se nuk ka marrë masa në katet mes galerive ku kryheshin punimet në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, ku humbi jetën minatori 56-vjeçar.

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I.K ., 40 vjeç, banues në Bulqizë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke mos kryer siç duhet detyrën e tij si brigadier e duke mos marrë masa në katet mes galerive ku kryheshin punimet në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B.Xh. , 56 vjeç, banues në Bulqizë ( vagonist). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë.

Ditën e djeshme humbi jetën në minierën e Martaneshit 56-vjeçari me iniciale B.Xh. Për këtë ngjarje policia nisi menjëherë hetimet.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes punetori i minieres vdes punetori i minieres

Sondazh

Poll