Aktualitet

EMRI/ Aksident në Shkodër, trajleri me targa boshnjake përplas motoçikletën, plagoset rëndë drejtuesi 41-vjeçar

24 Qershor 2020, 20:42 Nga DOSJA
EMRI/ Aksident në Shkodër, trajleri me targa boshnjake përplas

SHKODËR– Një person i identifikuar si Gjokë Lulaj, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Vukpalaj, në aksin rrugor Hani i Hotit – Shkodër.

Një trajler me targa boshnjake ka përplasur motorçikletën në të cilën udhëtonte Lulaj, dhe për pasojë, ky i fundit është plagosur rëndë.

Aktualisht Lulaj, 41 vjeç ndodhet në spitalin e Shkodrës dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 21:40, ku trajleri, me drejtues shtetasin Boshnjak M. K. 35 vjeç, banues në Laktash, shteti Bosnje Hercegovinë, është përplasur me mjetin motorçikletë, me drejtues shtetasin Gj. L. 41 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e pólicisë dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne shkoder gjoke lulaj aksident ne shkoder gjoke lulaj

Sondazh

Poll