Aktualitet

I nguli thikën efektivit në gjoks, policia reagon për të riun me probleme të shëndetit mendor: Po tentonte të vriste të

24 Qershor 2020, 19:36 Nga DOSJA
I nguli thikën efektivit në gjoks, policia reagon për të

GJIROKASTËR– Policia e Gjirokastrës ka treguar detaje rreth ngjarjes s rëndë që dnodhi mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku një person me probleme të shëndetit mendor i nguli thikën në zemër një efektivi policie.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia sqaron se agjenti i krimeve, i identifikuar si Edmond Late, që ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ka shkuar në familjen Ahmetaj, pasi ka marrë njoftimin se një person po kërcënonte nënën e tij dhe po tentonte ta vriste me gërshërë.

Menjëherë, agjenti Late, ka mbërritur në lagjen “11 Janari”, dhe ka ndërhyrë për të neutralizuar agresorin, por ky i fundit e ka goditur me thikë në gjoks. Tashmë, efektivi është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku po mjekohet bashkë me nënën e agresorit. 

Njoftimi i policisë Gjirokastër

Në gjendje depresive, 29-vjeçari plagosi nënën me gërshërë, plagosi rëndë dhe një punonjës policie që ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e veprimeve agresive të mëtejshme të autorit ndaj nënës së tij. Rreth orës 20:05, në Sallën Operative ka ardhur njoftim se shtetasi K. A., 29 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, kishte plagosur me gërshërë nënën e tij dhe po e kërcënonte për ta vrarë. Menjëherë ka shkuar Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe agjentët e Policisë Kriminale, të cilët i kanë bërë thirrje 29-vjeçarit të dorëzohej, por ky i fundit ka tentuar të vriste nënën e vet dhe në atë moment agjenti i Policisë Kriminale E. L., 30 vjeç, ka ndërhyrë për të shmangur goditjen dhe për pasojë autori ka plagosur në gjoks punonjësin e Policisë, i cili është transportuar së bashku me nënën e 29-vjeçarit, shtetasen I. A., 59 vjeçe, në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjeksore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster plagoset polici ne gjirokaster gjirokaster plagoset polici ne gjirokaster

Sondazh

Poll