Aktualitet

I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

25 Qershor 2020, 06:39 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 37-vjeçari

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar 37-vjeçarin me iniciale I.P, i cili ishte i shpallur në kërkim. Uniformat blu bëjnë me dije se ndaj 37-vjeçarit gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi akuzohet për kultivim droge.

Njoftimi i Policisë:

Ndalohet një 37-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:

I. P., 37 vjeç, banues në Tapizë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, më datë 28.08.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se ka kultivuar lëndë narkotike cannabis sativa në fshatin Bret, Njësia Administrative Cudhi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 37-vjeçari në durrës arrestohet 37-vjeçari në durrës

Sondazh

Poll