Aktualitet

Po lufton me jetën pasi u përball me agresorin në Gjirokastër, ky është efektivi që mori plagën me thikë në gjoks, Edm

24 Qershor 2020, 20:10 Nga DOSJA
Po lufton me jetën pasi u përball me agresorin në

GJIROKASTËR– Edmond Late është efketivi i Policisë së Shtetit, i cili u plagos me thikë me thikë në gjoks në Gjirokastër. Dosja.al ka siguruar fotot e efektivit, i cili tashmë ndodhet në reanimacion në Spitalin Rajonal në Gjirokastër dhe po lufton me jetën pas plagës së rëndë që mori.

Late është 30 vjeç dhe në rrjetet sociale, nuk kursehet që të tregojë se është pjesë e uniformave të shtetit, duke publikuar edhe foto me kolegët e tij, ku shihet të gjithë të maskuar.

I riu, pati fatin e keq të përballej mbrëmjen e sotme me një agresor në lagjen “11 JANARI” NË Gjirokastër. Ai shkoi në banesën e familjes Ahmetaj, pasi mori një telefonatë se 29-vjeçari i identifikuart si K. Ahmetaj, po tentonte të vriste të ëmën me gërshërë.

Teksa mundohej ta neutralizonte, agresori Ahmetaj i nguli thikën në gjoks Lates. Ky i fundit ndodhet në spital bashkë me nënën e agresorit, e cila u lëndua gjithashtu nga kjo ngjarje. Ndërkohë mësohet se 29-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor dhe është shoqëruar në komisariat në lidhje me ngjarjen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond late plagoset polici ne gjirokaster edmond late plagoset polici ne gjirokaster

Sondazh

Poll