Aktualitet

U shkarkua nga drejtimi i Reformës Zgjedhore, Gjylameti: Jemi gati të dialogojmë me opozitën

3 Prill 2019, 11:35 Nga DOSJA
U shkarkua nga drejtimi i Reformës Zgjedhore, Gjylameti: Jemi gati të

Tiranë- Një ditë më parë Blerina Gjylameti u hoq nga drejtimi i Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Në fjalën e saj sot në parlament Gjylameti u shpreh se mazhoranca është gati të dialogojë me opozitën, sipas saj  me atë që është brenda parlamentit dhe me atë që është jashtë parlamentit.

Është një akt i pashembullt braktisja e përgjegjësisë politike nga një opozitë që pretendon se do të vijë në pushtet. Ne si maxhorancë kemi përgjegjësinë të ndërtojnë të gjithë urat e dialogut me ata që zgjodhën të jenë brenda kësaj salle dhe ata që janë jashtë.

Në fund ne si PS kemi për detyrë të dialogojmë të gjitha problematikat që lidhen me proceson zgjedhor dhe t’i japim fund tranzicionit të tejzgjatur të Shqipërisë. Ne jemi për dialog për çështje të rëndësishme të vendit.  Jemi për dialog jo vetëm me opozitën që është brenda parlamentit por edhe atë opozitë që janë jashtë parlamentit. Të nderuar kolegë në mbështesim të gjithë propozimet që vijnë në Komisionet  Zgjedhore, pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.  Gjuha e përdorur nga opozita tenton të na kthejë pas shumë e shumë vite. Boll me me gjuhën e urrejtjes.

Një tjetër detaj që u vu re nga Gjylameti është se kryeministri Edi Rama nuk e shfaqi live në ERTV fjalimin  e saj.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blerina gjylameti kuvendi 3 prill 2019 blerina gjylameti kuvendi 3 prill 2019

Sondazh

Poll