Bota

Berat Buzhala i infektuar me Covid-19! Gazetari: Testi doli pozitiv, sot nuk qenka ditë e mirë për Presidentët

24 Qershor 2020, 18:36 Nga DOSJA
Berat Buzhala i infektuar me Covid-19! Gazetari: Testi doli pozitiv, sot nuk

KOSOVË– Gazetari Berat Buzhala ka bërë me dije se është infektuar me Covid-19. Përmes një statusi në Tëitter, Buzhala shkruan se ka bërë një test në QKUK dhe është njoftuar se ka dalë pozitiv.

Ndër të tjera, duke e paralelizuar situatën e tij me aktakuzën që u publikua sot për Hashim Thaçin, President i Kosovës, Kadri Veselin dhe ish0liftëtarë të tjerë të UÇK-së, Buzhala shkruan se kjo ditë nuk paska qenë e mirë për Presidentët.

“Megjithate kjo dite nuk paska qene e duhur per presidentet. Sot e kam kry nje test ne QKUK dhe kam dale pozitiv, pra e kam virusin e njohur si COVID 19. Ne anen tjeter Leonard Kerquki qe rri non stop bashke me te ka dale negativ. Megjithate qytetaret duhen me e dite qe ne Kosove eshte edhe nje president tjeter. Une kur kam vendose me u vetemeru ne kete pozicion, e kam pase ne mendje nje situate te tille. Pra, nuk ka nevoje per panik. I juaji Presidenti Buzhala,”– shkruan ai ndër të tjera.

Të jetë infektuar vërtet gazetari apo është një nga statuset e tij të shumta me humor dhe nota ironie?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni berat buzhala berat buzhala me covid-19 kosove berat buzhala berat buzhala me covid-19 kosove

Sondazh

Poll