Aktualitet

Grushtat dhe shkelmat në protestë/ Klevis Balliu: Gruaja ishte provokatore, u thoshte njerëzve “Ikni ju, jo Rama”

3 Prill 2019, 11:26 Nga DOSJA
Grushtat dhe shkelmat në protestë/ Klevis Balliu: Gruaja ishte

TIRANË- Protesta e opozitës është pasuruar ditën e sotme me disa incidente të cilat nuk ishin parë më herët në protestat e tjera. Incidenti i parë nisi me një protestues i cili sipas protestuesve ka ofenduar me fjalë protestuesit.(Lexo ketu)

Më pas, një tjetër burrë u qëllua me grusht dhe me shpullë, ndërsa një grua u dëbua nga protesta si provokatore. Dosja.al kontaktoi ish-deputetin e PD, Klevis Balliu i cili u shpreh se gruaja në fjalë ishte provokatore. (Lexo ketu)

“Ajo ishte një provokuese. Filloi t’i thoshte njerëzve “Mos thoni Rama ik”. Sherri i parë u bë sepse u mendua se ai ishte agjent i infiltruar por doli se ishte protestues”. –tha Balliu për Dosja.al.

Ditën e sotme, opozita ka protestuar për mbi 3 orë nga Kuvendi tek Kryeministri. Në protest mungonin kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Protesta u drejtua nga Kryemadhi, Paloka dhe kryetari i FRPD, Belind Bëlliçi.

(f.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klevis balliu plas grushti ne protestee protesta e opozites 3 mars 2019 klevis balliu plas grushti ne protestee protesta e opozites 3 mars 2019

Sondazh

Poll