Politike

SHËNIM: Koncertet e Veliaj mbrohen nga policia, protestat për bukën e gojës shohin “derën” e kërbaçit, standardi i ri

24 Qershor 2020, 11:35 Nga DOSJA
SHËNIM: Koncertet e Veliaj mbrohen nga policia, protestat për

Në 12 orë, 2 grumbullime i trajtuan në kundërshtim me njëri-tjetrin nga policia. Mbrëmë deri në orën 23.00 qindra qytetarë u tubuan tek amfiteatri i Parkut të Liqenit në Tiranë.

Distanca më pak se gjysmë metri, bëhej zero kur dilnin në skenë këngëtarët.  Spektatorët kapeshin me njëri-tjetrin, kërcenin, shkëmbenin vargje duke u parë ne sy nga një distancë disa centimetra.

Dosja.al, e publikoi këtë shkelje që vendimit për ndalimin e tubimeve, që nuk ishte e para në të njëjtin vend, me të njëjtat shkelje.  Asnjë polic, asnjë inspektor i ISHP nuk u shfaq as për këshillim, tek amfiteatri, ku, sikur të kishte vetëm një të prekur, do bëhej kërdia.

Sot rreth orës 10.00 një tubim modest i punonjësve të tranportit rrugor që kërkon një pagë lufte shtesë, çoi 15 persona në komisariat. Distanca ishte më e madhe se në tubimin e mbrëmshëm, nuk kishte prekje mes protestuesve, por policia i shpërndau, i preku, i shoqëroi dhe u mbylli gojën.

Mbrëmë ishte Erion Veliaj që e organizoi tubimin e paligjshëm, sot ishte uria që i mblodhi hallexhinjtë e shpallur të paligjshëm. Nuk ka nevojë për shpjegim.

Tubimet ndalohen për kundërshtarët, për protestuesit, për hallexhinjtë. Kundërshtarët nuk duhet të mbledhin njerëzit, protestuesit nuk duhet të mblidhen, hallexhinjtë e pambrojtur që nuk i përkasin Rilindjes nuk duhet të gëzojnë asnjë të drejtë.

 

Ata që i mbledh Rilindja, nuk përfshihen në ndalimin e tubimeve. Ata mbrohen nga policia.

Qytetarët sot janë të ndarë në 2 kategori, pushtetarët dhe mbështetësit e tyre dhe populli I pambrojtur. Të parët kanë të drejta të pakufizuara, shpenzime të pakufizuara, bëjnë para të pakufizuara nga ligji dhe argëtohen në mënyrë të pakufizuar nga “masat”. Të dytët duhet të mbyllen në shtëpi, të mos e hapin gojën kur nuk kanë bukë, të respektojnë “masat”.

Që nga koha e komunizmit nuk kishte ndodhur një ndarje e tillë. Me një ndryshim, ajo pakicë përfituese e drejtuesve të Partisë së Punës, të paktën nuk e tregonte. Dje koncerti – tubim të amfiteatri ishte live në rrjetet sociale, shkelja publikohej për tu thënë shqiptarëve që të struken më keq në frikën e tyre përballë abuzimit të pafre që nuk trembet as nga policia, as nga drejtësia.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koncerti te amfiteatri protesta e shoqates se transportit koncerti te amfiteatri protesta e shoqates se transportit

Sondazh

Poll