Politike

“Tradhti kombëtare”, Idrizi kundër propozimit të Lleshajt për 2 gjuhësinë e minoriteteve, paralajmëron protesta

24 Qershor 2020, 11:30 Nga DOSJA
“Tradhti kombëtare”, Idrizi kundër propozimit të

TIRANË-Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka kundërshtuar propozimin e Ministrisë së Brendshme për përdorimin e dy gjuhëve, në ato njësi-administrative, ku minoriteti është në masën 20%.  Në një prononcim për mediat nga aktiviteti në kuadër të javës çame, Idrizi paralajmëroi protesta, ndërsa e quajti propozimin e qeverisë tradhëti kombëtare

“Ne do të vazhdojmë duke filluar nga nesër, të denoncojmë, të protestojmë, por edhe më shumë se kaq për një mendjelehtësi në rastin më të mirë, tradhti kombëtare në rastin më të keq me ate që po ndodh dhe po tentohet të ndodhë me një vkm të qeverisë shqiptare, ku mjafton që 1% e njerëzve në zonë të pranojnë që janë në minoritete dhe ajo do të kthehet në dy gjuhësi”, tha Idrizi.

Sipas draftit, në çdo njësi-administrative, ku 20% e popullsisë është pjesë e minoriteteve të njohura zyrtarisht, do të kenë të drejtën për përdorimin e gjuhës së tyre. Gjithashtu minoriteteve i lind e drejta që edhe tabelat, sinjalistikën, por edhe emrat e rrugëve , t’i kenë në gjuhën e tyre. Aktualisht drafti është në shqyrtim dhe pasi të kalojë në komisionet parlamentare, do të votohet në Parlament.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike drafti per dygjuhesine e minoriteteve sander lleshaj shpetim idrizi drafti per dygjuhesine e minoriteteve sander lleshaj shpetim idrizi

Sondazh

Poll