Art&Argëtim

Biznesmeni belg gjen idenë brilante/ Shpik maskat antivurus me buzëqeshjen e njeriut, ja se si përgatiten

24 Qershor 2020, 16:01 Nga DOSJA

BLEGJIKË– Maskat për mbrotjen nga koronavirusi tashmë po bëhen një mjet përditshmëriu ku për shkak të mbrotjes jemi të detyruar që t’i vendosim ato në shtëpi, rrugë apo kudo që të shkojmë. Në disa raste  ato bëhen edhe të bezdisshme duke qenë se gjysma e fyrës na mbulohet dhe për ketë mesa duket zgjidhjen e ka gjetur një biznesmen belg i cili ka vendosur që në  maska të vendos fytyrën e njeriut.

Charles de Bellefroid themelues i “Smiling Mask”, duke përdorur një makinë fotosh të lëvizshme, një softëare dhe një aplikacion telefoni, prodhon maska me pjesën e poshtme të fytyrës të printuar në to.

“Kjo u jep mundësinë njerëzve të veshin një maskë përmes të cilës të përcjellin emocionet e tyre pozitive dhe njëkohësisht të njihen përballë të tjerëve. Projekti lindi nga fakti se me COVID-19, kompania ime nuk prodhonte më të ardhura. Sikurse e dini dhe ju, nuk ka pasur evente dhe na u desh të dilnim me një ide të re e të bukur”, shprehet Charles de Bellefroid.

Kompania vepron në vende publike si për shembull supermarketet, ku klientët mund të marrin maskën e tyre të sapoprintuar dhe gjithashtu zhvillon një aplikacion përmes të cilit kushdo mund të ketë buzëqeshjen në maskë.

Pasi bëjnë porosinë, klientët marrin një link për aplikacionin që i lejon të fotografojnë vetveten dhe ta dërgojnë foton në website-n e firmës.

Maska, me pjesën e poshtme të fytyrës të stampuar në të, shkon tek porositësit me postë brenda pak ditësh. Ajo kushton rreth 20 euro dhe mund të lahet 8 deri në 10 herë.

Burimi:.timesofisrael.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete charles de bellefroid charles de bellefroid

Sondazh

Poll