Art&Argëtim

Prej muajsh shkon në terapi, Miley Cyrus rrëfen betejën e saj me alkoolin dhe drogën: Pse jam kështu si jam? Dua të përmi

24 Qershor 2020, 14:02 Nga DOSJA
Prej muajsh shkon në terapi, Miley Cyrus rrëfen betejën e saj me

AMERIKE– Këngëtarja e njohur Miley Cyrus njihet si një ndër artistet që ka pasur gjithmonë probleme me lëndët narkotike dhe alkoolin mirëpo duket se prej muajsh ajo ka vendosur të shkojë në terapi.

Në një intervistë për “Variety” Miley ka zbuluar se prej 6 muajsh është esëll dhe se e gjithë kjo eksperiencë ia vlen.

Unë kam qenë në terapi për gjashtë muajt e fundit. Në fillim, ishte pikërisht për këtë operacion vokal. Është e vështirë sepse të jesh e re dhe të mos konsumosh alkool është njësoj si të jesh e mërzitshme. Por në fakt nuk është fare kështu. Dua të them unë mund të jem shumë gjëra, por “e mërzitshme” nuk është një prej tyre. Sidoqoftë e gjitha ia vlen kur çohesh në mëngjes dhe je 100% e kthjellët.”

Më tej, artistja vazhdoi, “Kështu që vetëm duke kaluar këto gjëra dhe duke pyetur: ‘Pse jam kështu siç jam?’ Duke kuptuar të kaluarën, ne e kuptojmë të tashmen dhe të ardhmen shumë më qartë. Unë mendoj se terapia është e shkëlqyeshme “.

Cyrus ka folur hapur për eksperiencat e saj me drogën madje shton se në një prej këngëve të saj ka promovuar kokainën.

Nuk është sekret se unë i kam pasur shumë qejf festat. Unë jo vetëm kam tymosur, por edhe e kam promovuar këtë gjë në një nga këngët e mia më të njohura ku flas për kokainën”, ka deklaruar  Miley.

Për momentin këngëtarja nuk ka publikuar ndonjë këngë të re pasi mesa duket është duke u fokusuar tek përmirësimi i vetes.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alkool droga këngëtare miley cyrus alkool droga këngëtare miley cyrus

Sondazh

Poll