Art&Argëtim

Nuk i mban dot lotët! “Legjenda” e Bel Air tregon fëmijërinë e vështirë, Will Smith rrëfen të shkuarën: Babi më rr

24 Qershor 2020, 12:53 Nga DOSJA
Nuk i mban dot lotët! “Legjenda” e Bel Air tregon

SHBA– Aktori i njohur Will Smith ka folur për marrëdhënien e tij të vështirë me babain, të cilin e ka akuzuar edhe për dhunë.

Në një intervistë për emisionin e bashkëshortes së tij Jada Pinkett, “Red Table Talk”, Will ka treguar me lotëve për të shkuarën e tij. Smith, në rrëfimin e tij, ka treguar se ka pasur një ndjenjë pasigurie kur është bërë baba për herë të parë.

Kjo sipas tij i kishte ardhur si pasojë e dhunës që i ati ushtronte ndaj tij dhe ndaj nënës së tij.

“Jam rritur në një familje ku dhuna ishte pjesë e jetës. Nga ajo dhunë kam plagë të jashtme, por edhe plagë të brendshme. Unë shihja babin tim teksa rrihte nënën. Këto ngjarje më kanë lënduar shumë emocionalisht,”-u shpreh aktori pa i kursyer lotët.

Por pavarësisht episodeve të dhunshme që ka përjetuar në fëmijëri, Smith ka shtuar se ndodhitë nuk i kanë ndikuar në karakter.

“Pavarësisht të gjithave unë e kam dashur familjen time. Unë nuk do të kisha qenë kurrë si babai im i dhunshëm. Kam qënë fëmijë i sjellshëm dhe i qetë pavarësisht çfarë ndodhte në shtëpi. Kur babai im zemërohej shndërrohej në personin më të tmerrshëm në botë. Por sot nuk ndiej asnjë lloj mërie ndaj tij”-shtoi ai.

Aktori i njohur është babai i dy fëmijëve Jaden dhe Willow me gruan e dytë Jada Pinkett Smith, gjithashtu ka një djalë 27-vjeçar nga martesa e tij e parë me Sheree Fletcher.

(k.a./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz perlotet will smith will smith perlotet will smith will smith

Sondazh

Poll