Art&Argëtim

‘Mbi 1 milion shqiptarë të Kosovës u nxorrën nga shtëpitë’, në ditën e refugjatëve Dua Lipa flet për krime

24 Qershor 2020, 15:50 Nga DOSJA
‘Mbi 1 milion shqiptarë të Kosovës u nxorrën nga

AMERIKE- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është një prej të famshmëve që është nga një familje refugjate.

Më 20 qershor u shënua Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve dhe shume personazhe të famshëm nga mbarë bota kanë kujtuar ata që vuajnë më së shumti në mungesë të kushteve elementare, e që shpesh janë refugjatët në vende të huaja.

Ka qenë babai i këngëtares, Dukagjin Lipa, ai i cili në një sërë fotografish prekëse të publikuara në rrjetin social, ku shfaqen refugjatët nga lufta e fundit në Kosovë dhe ata sirianë që Dua vizitoi një vit më parë në Liban, ka shkruar disa fjalë për refugjatët.

Dje u kujtuam për një kohë 21 vjet më parë kur mbi një milion shqiptarë nga Kosova u detyruan të dilnin nga shtëpitë e tyre dhe u ndoqën jashtë vendit, gjatë fushatës brutale të spastrimit etnik të kryer nga forcat serbe në #Kosovë. Në çdo #WorldRefugeeDay (Ditë Ndërkombëtare të Refugjatëve) dhe çdo ditë tjetër, ne do të qëndrojmë pranë të shtypurve dhe refugjatëve në gjendjen e tyre të vështirë. Bëni Dashurinë, jo luftën”, shkruan Dukagjini.

Të njëjtin postim e shpërndau Dua në llogarinë e saj në Instagram, duke iu bashkëngjitur fjalëve të babait të saj.

Kujtojme se Dua bashkë me familjen është larguar nga Kosova për në Mbretërinë e Bashkuar, në vitet ’90.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dua lipa kosove refugjate dua lipa kosove refugjate

Sondazh

Poll