Art&Argëtim

Pesë vite nga vrasja e Ibrahim Bashës, si u ekzekutua efektivi i RENEA-s nga ‘grupi i zjarrit’ në Lazarat, plumbat drejt

24 Qershor 2020, 14:16 Nga DOSJA
Pesë vite nga vrasja e Ibrahim Bashës, si u ekzekutua efektivi i

TIRANË- Ditë e sotme mbushen 5 vite nga vrasja e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha në Lazarat. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtues të tjerë të policisë, zhvilluan homazhe në varrezat e dëshmorëve. Lleshaj u shpreh se Policia e Shtetit do ta ketë gjithmonë në ballë të krenarisë së vetë Ibrahim Bashën.

Si ndodhi ngjarja

Në orët e para të mëngjesit të 24 qershorit të 2015-ës, forcat e policisë së bashku me forcat speciale RENEA dhe FNSH, zbarkuan në Lazarat pasi kishin marrë informacion për një situatë problematike, ku kishte pasur edhe të shtëna armësh. Pas kontrolleve ata arrestuan shtetasin Xhulio Malo, i cili po qarkullonte me makinë pra qendrës së fshatit. Në makinë u gjetën municione të shumta dhe lëndë narkotike.

Forcat speciale, njoftuan kolegët e tyre që të shoqëronin Malon. Në momentin që furgoni po afrohej për të bërë shoqërimin e Malos, u qëllua ndaj tij me armë zjarri nga një distancë prej rreth 200 metrash. Si pasojë e të shtënave, mbeti i vrarë efektivi i policisë, Ibrahim Basha, ndërsa u plagosën efektivët Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj. Asokohe, Policia e Shtetit kishte nisur një aksion për spastrimin e grupeve kriminale të drogës në Lazarat dhe shkatërrimin e parcelave me kanabis.

Dënimet

Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan 11 persona, mes të cilëve edhe vëllezërit Albion dhe Albano Aliko. Ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në mars të 2018-ës, dënoi me burgim të përjetshëm Albion Alikon dhe Bajram Boçin. Ndërsa 9 anëtarët e tjerë u dënuan me 150 vite burg në total. Vendimi i Shkallës së Parë të ish-Krimeve të Rënda u la në fuqi edhe në Apel.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur ibrahim basha vrasja e ibrahim bashes ibrahim basha vrasja e ibrahim bashes

Sondazh

Poll