Art&Argëtim

Me gojën hapur dhe barkun zbuluar/ Trejsi Sejdinit mes luksit në Amerikë: Nuk ka dollar që s’më pëlqen

24 Qershor 2020, 14:09 Nga DOSJA
Me gojën hapur dhe barkun zbuluar/ Trejsi Sejdinit mes luksit në

NEW YORK- Ish-Miss Universe Trejsi Sjedini është një ndër personazhet më të përfolur në mediat rozë, pasi ajo është shumë aktive në rrjetet sociale nga ku ndan herë pas herë momente të ndryshme me ndjekësit e saj në Instagram.

Së fundmia ajo  ka publikuar një foto në Instagram, ku shihet e veshur me një bluzë në të cilën ka figura të dollarëve.

Nuk është hera e parë që Trejsi bën postime të tilla lidhur me paratë apo gjendjen e saj financiare, por me këtë veshje ajo shfaqet teje joshëse dhe provokuese, ndërkohë që  ka treguar se ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në foto shihet që ka nxjerrë gjuhën jashtë dhe njërën  dorë e ka vendosur tek flokët, ndërsa me “bluzën”, një shall me dollarë, ajo ka zbuluar edhe barkun, pasi vetëm gjoksin duket që ka arritur të  mbulojë.

E krahas kësaj  fotoje të nxehtë ajo ka shkruar: Nuk e takova kurrë një dollar që nuk më pëlqeu.

Postim i cili ka lënë të kuptohet se nuk i paska aspak keq punët me dollarët, pasi në postimet që ajo bën shihet që vishet me rrobat e markave më të njohura si dhe bën një jetë teje luksoze.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz new york trejsi sjedini new york trejsi sjedini

Sondazh

Poll