Politike

Vota e emigrantëve, Majko kërkon dhe ndihmën e opozitës: Hapni dritën jeshile, të bëjmë procedurat

23 Qershor 2020, 19:44 Nga DOSJA
Vota e emigrantëve, Majko kërkon dhe ndihmën e opozitës:

TIRANË- Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, është shprehur sot se vota e emigrantëve është shumë e rëndësishme. Për realizimin e premtimit të dhënë për të gjithë emigrnatët, Majko kërkoi dhe ndihmën e opozitës duke thënë se dhe ata kanë në dorë për hapjen e dritës jeshile dhe nisjes së procedurave.

I ftuar në emsionin “Real Story”, ministri shtoi se nëse i refuzohet e drejta e votës diasporës, kjo tregon se elita politike ka frike dhe tha se kjo gjë do të ndodhë, pasi ndryshe nuk do të ishte në atë zyrë.

Vota e tyre do të bëhet me postë, por edhe me shprehje vullneti. Do ishte non sens t’iu dërgohej të gjithëve me votë, por do të ishte edhe shpenzim. Shprehja në vullnet do të thotë që ata që janë jashtë do të shprehin dëshirën për të votuar, dhe më pas do iu dërgohet posta. Mendoj se ne kemi një gjë, që jemi gjithmonë të prirur të shohim anën negative të çdo gjëje. Çdo sistem ka të mirat dhe të metat e veta. Edhe votimi i shtetasve tanë jashtë me zarf është kështu, por ne duhet të diskutojmë procedurat.

Ajo që kërkohet me opozitën jashtëparlamentare dhe atë parlamentare është që për këtë çështje të hapin dritën jeshile dhe të bëjmë procedurat. Zarfi mbetet alternativa e vetme. Nëse i refuzohet e drejta e votës ‘ushtrisë’ e diasporës, kjo tregon frikën e elitës politike. Nëse nuk do të sigurohet vota e tyre, unë nuk do të isha në atë zyrë, s’do kishte një ministri të tillë”, tha ndër të tjera ministri.

Një ditë më parë në mbledhjen e zhvilluar me Këshillin Koordinues të Diasporës, Majko u shpreh se vota e emigrantëve është një premtim që do të mbahet. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike pandeli majko vota e diaspores vota e emigrantëve pandeli majko vota e diaspores vota e emigrantëve

Sondazh

Poll