Politike

Basha vijon përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, të enjten mbledh Kryesinë. Ja çfarë do diskutohet

23 Qershor 2020, 19:06 Nga DOSJA
Basha vijon përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, të enjten

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar me lëvizjet në kampin opozitar. Dosja.al mëson se Basha ditën e enjte në orën 11:00, do të zhvillojë një takim me kryesinë e PD.

Në fokus të diskutimeve do të jetë formula dhe fushata që të do të zhvillohet për zgjedhjen e deputetëve dhe emrave për kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme.

Deri tani mësohet se do jetë anëtarësia ajo që do të propozojë emrat në listën e deputetëve, por detajet nuk janë mësuar akoma.

Më herët është raportuar see kreu i PD, ka nisur dhe hapjen e partisë duke ftuar Genc Rulin që të drejtojë komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve. Ruli ka qenë një nga figurat e vjetra të PD që u largua nga postet që mbante në parti pas zgjedhjes së Bashës si kryetar, por pak kohë më parë ai u riafrua në selinë blu.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha mbledh kryesine e pd lulzim basha basha mbledh kryesine e pd lulzim basha

Sondazh

Poll