Politike

“Raportet me Veliajn i kam më të mira se me Ramën”, Majko: S’fola për shembjen e TK se kisha bërë një operacion në

23 Qershor 2020, 17:19 Nga DOSJA
“Raportet me Veliajn i kam më të mira se me Ramën”,

TIRANË- Minsitri për Diasporën dhe deputeti, Pandeli Majko, prej kohësh ka mbajtur qëndrimin e tij kundër maxhorancës për shembjen e Teatrit Kombëtar. Majko kur u shemb teatri më shumë se një muaj më parë, heshti dhe për heshtjen jusitifikohet me një operacion në gojë që ka bërë muajt e fundit.

Në një intervistë në ABC News, Majko u shpreh se qëndrimin e tij për Teatrin Kombëtar e ka thënë shumë kohë më parë dhe tani nuk ka më vlerë që të flasë për këtë çështje. Ministri tha më tej se raportet me Veliajn i ka më të mira se me Ramën, por nuk ka folur me të për teatrin.

Si i keni marrëdheniet me Veliajn?

Pse keni marë vesh ndonjë gjë?

S’e di po ju pyes?

Aman o ç’a janë këto pyetje.

Mirë? Normale?

I kam pak më të mira se me Edi Ramën.

Po ku i keni kaq të mira, pse nuk i thatë “o Erion çfarë po bën me Teatrin?

Aha, çfarë do? Do variantin eee…

Variantin e vërtëtë se nuk jeni politikan mashtrues….

E vërteta ime është e deklaruar, dhe është më e vjetër se qëndrimi im në këtë maxhorancë.

A ka pasur ndërveprim me kryetarin e bashkisë?

Kur erdha më pyete se si e kalova koronavirusin, tahs se duke mos vajtur tek dentisit qe një fat i madh që unë bëra dy ndërhyrje kirurgjikale në gojë dhe atëherë që doja të flisja nuk fola dot, tani është e kot që të flas.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj pandeli majko shembet teatri kombetar edi rama erion veliaj pandeli majko shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll