Politike

Denar Biba: Vota e emigrantëve më duket e pamundur, anëtarët e KQZ-së duhet të jenë ish-politik

23 Qershor 2020, 20:52 Nga DOSJA
Denar Biba: Vota e emigrantëve më duket e pamundur, anëtarët

TIRANË– Denar Biba, nënkryetar i KQZ-së është shprehur se propozimi i ri i Partisë Demokratike për përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është i njëjti me atë që u arrit gjatë marrëveshjes së 5 qershorit.

I ftuar në studion e “Repolitix” në Report Tv, Biba tha se anëtarët e KQZ-së, sot duhet të jenë ish-drejtues politik.

“KQZ nuk ka një efekt të drejtpërdrejtë në zgjedhje në krahasim me atë që ndodh në qendrat e votimit dhe me formulën e sotme që solli PD është e njëjtë me atë që u vendos në marrëveshjen e 5 qershorit, pra përfundimisht KQZ është politik. Nëse deri sot nuk duhet të ishe një person politik, sot duhet të jesh një ish drejtues politik, ish drejtues i lartë apo i kabineteve qeveritare,”- tha Biba.

Përsa i përket votës së emigrantëve, Biba tha se është diçka e pamundur dhe se për të do të duhet shumë kohë.

Emigrantët mund të votojnë vetëm me një sistem tjetër zgjedhor. Çdo lloj vendi i cili ka adoptuar votën e emigranteve asnjeri prej tyre nuk ka problematiken shqiptare të një numri të jashtëzakonshëm që është gati 50 me 50 me shqiptarët që janë jashtë dhe brenda. Në një përqindje kaq të lartë atëherë duhet të kuptojnë një parlament tjetër me 140 deputetë.  Gjërat le të nisin si proces qoftë dhe duke nxitur debate të këtij karakteri, por unë besoj se nuk do të ndodh votimi i emigrantëve,”- tha Biba.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike denar biba reforma e drejtesise denar biba reforma e drejtesise

Sondazh

Poll