Aktualitet

DEBATI/ Studentët e Ekonomisë 1 vit pa diploma, avokati: Keni 10 ditë kohë, ndryshe shkojmë në Prokurori!

24 Qershor 2020, 09:57 Nga DOSJA
DEBATI/ Studentët e Ekonomisë 1 vit pa diploma, avokati: Keni 10

TIRANË– Probleme me diplomat tek Fakulteti i Ekonomisë. Një konflikt mes dekanit të Fakultetit Ekonomik Dhori Kule me rektorin Mynyr Koni ka lënë pa diploma studentët prej më shumë një viti. Dekani i Faktultetit, Dhori Kule nuk i ka dërguar lisat e studentëve te rektori sipas procedurës, por direkt tek Qendra e Shërbimeve Arsimor.

Për të adresuar problemin e tyre, një grup studentësh është takuar paraditen e sotme me Rektoratin e Fakultetit. Avokati i tyre ka folur për mediat e pranishme pas takimit dhe ka dhënë 10 ditë afat për vënien në dispozicion të ‘kartonave’, ndryshe ka paralajmëruar se do t’i drejtohen Prokurorisë.

Sipas tyre, Fakulteti i Ekonomisë nuk i ka dërguar listën e studentëve të regjistruar në vitin 2017 Rektoratit por Qendrës së Shërbimeve Arsimore, megjithatë kjo e fundit ia ka vënë në dispozicion emrat e studentëve të regjistruar.  Si pasojë Rektorati i kërkon QSHA-së që të rinisë procedurën, edhe pse institucioni e ka bërë njëherë procedruën e dërgimit të listës. Studentët ngulin këmbë se “thembra” e Akilit për ta është mosmarrëveshja mes Rektoratit të Universitetit të Tiranës dhe Fakultetit të Ekonomisë.

I pranishëm në deklaratën e tyre për media ka qënë edhe pedagogu gjithashtu drejtori i Kurrikulave Albano Zhabaj, i cili pretendon se kanë dërguar shkresa në adresë së ministres së Arsimit, Besa Shahinit dhe kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e problemit. Ai sqaron se nëse dekani dërgon listat, zgjedhet edhe problemi i kartonave duke pranuar se Fakulteti është fajtor për situatën e krijuar. Edhe ai, njësoj si studentët, ka bërë me dije se çëshja ka shkuar në Prokurori për të gjetur edhe “fajtorët”.

PJESË NGA DEBATI:

Avokati i studentëve të Ekonomisë: Kërkojmë në mënyrë të përsëritur është që ta vendoset në dispozicion dokumentacionin. Çështja çalon këtu, në vitin 2017, Fakulteti i Ekonomisë nuk ia ka përcjellë listën Rekoratit të UT-së por QSHA-së. Megjithatë QSHA ia ka vënë në dispozicion listën. Sot studentët kanë numra matrikullimi, kanë nota. Por janë kthyer diplomat sepse Rektorati kërkon një procedurë tjetër. Këta studentë duan të pajisen me diplomat përkatëse. Ne kemi bërë një kërkesë në çdo institucion dhe zgjidhja e evetme është të pajisen me diplomat para se t’i drejtohen Gjykatës.

Albano Zhabaj: Çështja ka zgjidhje, por nëse doni të dini se ku është shkelja dhe si rregullohet ua them. Avokati tha kanë sjellë karton diplomash. Po i dorëzoj avokatit të studentëve një kërkesë që i kemi bërë MARS. Ja ky udhëzimi këtu. Zgjidhja është në këtë shkresë. Ministrja e Arsimit e ka zgjidhjen në dorë. Nëse dekani dërgon listat, zgjidhet ky problem. Shikoni këtu. Është faji i Fakultetit dhe për këtë çështje po merret Prokuroria. Edhe këtë shkresë po ia dorëzoj avokatit. Dje kemi nisur mbrapsht kartonët e dërguar. Presim, sepse presim reagimin ndaj shkresave. Studentët kanë dërguar një shkresë zyrtare dhe i kanë kthyer përgjigje.

Avokati i studentëve të Ekonomisë: Ne kemi udhëzimet, thembra e Akilit qëndron tek fakti se Rektorati kërkon QSHA që të rinisë procedurën. Numrat nga QSHA janë dhënë, Rektorati i UT dhe Fakulteti i Ekonomisë e kanë fajin. Ne kemi lënë 10 ditë kohë, ndryshe dokumentet i shkojnë Prokurorisë. Nuk mund të përsëritet procedura që duhet të ishte në vitin 2017. Rektori duhet që të nënshkruajë diplomat.

Për të marrë diplomat 315 studentët e vitit 2017- 2019 kanë  nënshkruar edhe një peticion, para se të nisin me përshkallëzimin e masave duke e çuar çështjen në Prokurori.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albano zhapaj fakulteti i ekonomise problemi me diplomat tek ekonomiku albano zhapaj fakulteti i ekonomise problemi me diplomat tek ekonomiku

Sondazh

Poll