Aktualitet

FOTOT/ Biznesmeni libanez arrestohet në Këlcyrë, iu gjet armë në banesë… ish-ministrja Kumbaro e vizitoi fermën e tij n

24 Qershor 2020, 09:44 Nga DOSJA
FOTOT/ Biznesmeni libanez arrestohet në Këlcyrë, iu gjet

KËLCYRË- Një arrestim në dukje i rëndomtë ka ndodhur dje ku u raportua se një francez u kap me armë zjarri pa leje në shtëpinë e tij në fshatin Ballaban të Këlcyrës. M.A., 58 vjeç njoftoi policia se u prangos, shtetas francez bashkë me të shoqen u prangos për armëmbajtje pa leje.

Por çfarë ka ndodhur? 

Dosja.al ka arritur të mësojë se i arrestuari në Këlcyrë është një libanez me letra franceze i cili ka ndërtuar edhe një fermë në këtë zonë. Burime i thanë Dosja.al, se Maxhid A., dhe e shoqja e tij, Elona Bejo, janë pronarët e Ferma Grand Albanik. Maxhid, A, prej vitesh jeton dhe punon në Shqipëri, ndërsa më herët një fermë si kjo, e ka patur edhe në qytetin e Elbasanit.

Vizita e Kumbaros

Më 21 qershor 2020, ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka zgjedhur që përmes rrjeteve sociale të promovojë fermën e libanezit ku shkruan se atje merr furnizimet që i duhen.

“Kjo eshte Elona Bejo ose Zonja e Bujtines Ferma Grand Albanik ne Ballaban te Kelcyres, ku natyra? ben mrekullira dhe amvisa??‍? ben çudira me lulet, aromat dhe bimet mjekesore dhe prodhimet e zones jetojne ne harmoni te plote me shpirtin??. ??Une i mora furnizimet e mia me çajra, erëza, lule, e fruta te thara ne ajrin e malit qe te magjeps! Mos e humb❗️ ?????????”,-shkruan Kumbaro. 

Postimi i plotë në Facebook:

Rasti në fjalë është tejet i çuditshëm, saqë ka habitur shumë njerëz që i njihnin të dy, si njerëz që kishin zgjedhur të punonin në Shqipëri, duke zhvilluar agro-turizmin në këtë zonë. Por mesa duket, “qytetarët dixhitalë”, kanë vepruar edhe në këtë rast, duke sjellë prangosjen e tyre. Nga njëra anë policia e Shtetit, trajton si kriminelë një biznesmen që investon në vendin tonë, nga ana tjetër, ish-ministrja bën thirrje që të mos lihet pa vizituar ky vend. Kë të besojmë?

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet biznesmeni ne kelcyre elona bejo maxhit a arrestohet biznesmeni ne kelcyre elona bejo maxhit a

Sondazh

Poll