Aktualitet

Përplasën me motor të moshuarën gjatë grabitjes, shqiptarët përgjohen brenda makinës së policisë: Nëse do kishim bër

24 Qershor 2020, 09:38 Nga DOSJA
Përplasën me motor të moshuarën gjatë grabitjes,

ITALI-Policia italiane në Riccione ka arrestuar dy shqiptarë, pasi grabitën me dhunë një të moshuar në Rimini. Erand Dapo 33 vjeç dhe Nicholas Mara 20 vjeç, përdorën një motor për grabitje dhe gjatë tentativës, e rrëzuan të moshuarën në tokë, si dhe e shkelën me motor.

Si pasojë e përplasjes, 81-vjeçarja iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa është në gjendje të rëndë. Krimi u zbulua, pasi shqiptarët u vunë në përgjim brena makinës së karabinierëve.

Duke mos ditur se ishin në përgjim ata pyesinin njëri tjetrin se ç’do të ndodhë, nëse pyeten për gruan e moshuar.

Çfarë do themi nëse është për gruan e moshuar”, iu drejtua Dapo Marës.

Ky i fundit ndërkohë u përgjigj se do kenë para kamerat ose ka folur dikush.
Dapo nga ana tjetër ka vijuar bisedën duke thënë se shpresonte të mos i kishte ndodhur gjë të moshaurës.  Mara iu përgjigj më tej shokut të tij, se nëse do të kishin bërë punën tjetër, nuk do të kishin përplasur të moshuarën.

Gjykatësi Vincio Cantarini i cilësoi shqiptarët të paskrupullt, ndërsa tha se për përfitime të paligjshme janë të gatshëm të fusin në rrezik edhe viktimat.  Ngjarja e rëndë ndërkohë u dënua edhe nga ish-ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, që ka bërë thirrje që të rinjtë shqiptarë të marrin dënim të fortë.

Marrë nga IlrestodelCarlino

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptaret ne itali shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll