Aktualitet

E rëndë! Ndërron jetë një 34-vjeçare nga koronavirusi në Shqipëri, e reja nga Librazhdi prej ditësh në intubim

24 Qershor 2020, 09:26 Nga DOSJA
E rëndë! Ndërron jetë një 34-vjeçare nga

TIRANË– Një 34-vjeçare ka ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit duke u bërë viktima më e re nga pandemia në Shqipëri . Ministria e Shëndetësisë me anë të një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se e reja vinte nga qyteti i Librazhdit. 

Sipas Ministrisë, e reja përveç pandemisë së koronavirusit vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese si: insuficenca renale kronike, diabeti dhe hipertensioni.

34-vjeçarja ishte shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, e reja nuk ka mundur që të mbijetojë. 

Ditën e sotme është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 67 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar me në 17 qytete, ku numri më i madh i të infektuarve është në Krujë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll